Negociatat, Ramës nuk i del e keqja: Na e kanë marrë busullën me forcë

Negociatat, Ramës nuk i del e keqja: Na e kanë marrë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ishte ditën e sotme (8 nëntor) në Gjenevë, ku mori pjesë në Forumin e Davosit për Dialogun Strategjik mbi Ballkanin Perëndimor.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se pas mos’hapjes së negociatave me BE-në, Shqipëria ndihet si një varkë e mbetur në mes të detit, pasi busullën e orientimit ia kanë marrë me forcë.

Edi Rama: Kjo ishte mbledhja më e mahnitshme dhe më e dobishme në drejtim të zgjerimit të këtij forumi. Faleminderit që na mundësuat pjesëmarrjen në krah të personave kyç, nga vende kyçe të Bashkimit Evropian, të cilët përmes shpjegimeve dhe opinioneve të tyre na ndihmuan të kuptojmë më shumë. Në këtë këtë moment, vërtetë që ndihemi si një varkë në mes të detit, pasi na e kanë marrë me forcë busullën. 

Gjithashtu, Rama tha se vitet e fundit vendimet në BE janë bërë të paparashikueshme. Sipas tij vendet që tentojnë futjen në Evropë nuk e dinë se çfarë duhet të bëjnë sepse natyra e vendimeve në Këshillin Evropian është shumë e përcaktuar nga vetë vendet anëtare të BE-së.

Edi Rama: Nëse procesi i integrimit është karakterizuar në 5-6 vitet e fundit, të paktën, nga gjithmonë e më shumë paparashikueshmëri. Ajo që ndodhi në tetor e bëri plotësisht të paparashikueshme. Ndërsa flasim nuk kemi më shumë mundësi të dimë se çfarë duhet të bëjmë për të marrë atë që kërkojmë, pasi është e qartë që natyra e vendimeve në KE është shumë më e përcaktuar nga vetë vendet anëtare të BE-së, sesa nga çfarë bëjmë, apo nuk bëjmë ne. 


EMISIONET