Ish-ministri i integrimit, Marko Bello i ftuar në emisionin “Arena” , në RTV Ora tha se në situatën në të cilën është Shqipëria është e kotë që të bëhen lobime.

Sipas tij kryeministri Edi Rama eshtë i dhënë pas formës dhe jo thelbit të reformave, por kjo gjë nuk i intereson BE-së.

Marko Bello: Nuk ja vlen të bësh lobime. Kryeministri ikën pas formës gjithmonë, e ka në background-in e tij, piktor. Forma është shumë e bukur, por do thelbin. Bota nuk gënjehet me lëvozhgën do thelbin brenda. Që do të thotë ne bëjmë reformat tona. Thoshte dikur kryeministri i integrimit të Kroacisë, në vitin 2002, ishim në një start të përbashkët, u nisëm bashkë në Samitin e Zagrebit dhe thoshin ne do ti bëjmë reformat jo se i kërkon BE, por sepse jemi të ndërgjegjshëm për vendin tonë. Edhe ne kështu duhet të kishim menduar. Na pranojnë apo nuk na pranojnë në Evropë, ne po i realizuam këto refoma do të na luten ata nesër. Ky është gabimi ynë jo i tyre, ata janë në një situatë të vështirë dhe na mbyllin derën.


/Ora News.tv/