Negociatat, Islami: Ndryshoi metodologjia por jo kushtet për Shqipërinë

Negociatat, Islami: Ndryshoi metodologjia por jo kushtet për

I ftuar në studion e lajmeve në Ora News, ish-deputeti i Partisë Demokratike Kastriot Islami komentoi situatën e fundit në vend. Ai foli fillimisht për hapjen e negociatave të Shqipërisë, duke u shprehur se edhe me metodologjinë e re, kushtet mbeten po ato.

Kastriot Islami: Unë mendoj që çështja e integrimit është shumë e rëndësishme për Shqipërinë. E vetmja që nuk i ka bërë detyrat e shtëpisë është qeveria shqiptare. Për tre vjet është hapur shampanja e hapjes së negociatave, por ato nuk janë hapur. Vjet kishte një qëndrim që ishte më kompleks, ishin shumë vende kundër Shqipërisë sepse ajo nuk i ka kryer detyrat e shtëpisë. Shqipëia ka tërhequr në zonën negative dhe Maqedoninë e Veriut. Është lëshuar një mesazh nga Hollanda, që: në qoftë se qeveria e tyre nuk i kryen mirë detyrat, edhe me metoodologjinë e re që rrit monitorimin, dhe shqiptarët mund të humbin dhe të drejtën e lëvizjes së lirë. Ky mesazh i është dhënë shqiptarëve, kini mendjen. Do humbni dhe të drejtat që keni, nuk do lëvizni më lirisht. Opozita e ka dhënë mbështetjen e saj, ajo nuk është kundër apriori.

Sipas tij, kushti kryesor për negociatat është ngritja e Gjykatës Kushtetuese. Islami thotë se konflikti mes institucioneve ndodh pikërisht se mungon Gjykata Kushtetuese.

Kastriot Islami: Metodologjia e re dhe e vjetër kanë një gjë të përbashkët; duhen bërë detyrat e shtëpisë. Shqiptarët nuk mund të marin valixhen dhe të ikin jashtë. Shqipëria nuk ka Gjykatë Kushtetuese, është i vetmi vend që nuk e ka këtë gjykatë. Po nuk u ngrit Gjykata Kushtetuese është shumë e rëndësishme sepse është themeli i shtetit ligjor. Gjykatat duhet të jenë funksionale, të jenë të pavarura. Konflikti që ndodh sot mes institucioneve ndodh sepse nuk ka gjykatë.

EMISIONET