Negociatat për barnat, Urdhri i Farmacistëve dhe FSDKSH takim për kontratat e reja

Negociatat për barnat, Urdhri i Farmacistëve dhe FSDKSH takim për

Farmacitë dhe Fondi i Sigurimeve Shëndetësore janë në negociata për të zgjidhur një sërë problematikash të lindura nga hyrja në fuqi e listës së barnave me rimbursim. Farmacitë kundërshtojnë kontratat e reja me Fondin, ndërsa ky i fundit thotë se ka patur dakortësi dhe në nivel teknik diskutimet do të vijojnë të premten. 

Farmacitë dhe Ministria e Shëndetësisë u dakortësuan në lidhje me kontratën e re të barnave të rimbursueshme, për të cilën farmacitë paraqitën një sërë shqetësimesh duke paralajmëruar edhe grevë me mbylljen e subjekteve. 

Nga takimi mes palëve, farmacive-Fondit dhe Ministrisë së Shëndetësisë u ra dakort rishikimi i pikave të kontratës që ka të bëjë me çmimin dhe lidhjen e marrëveshjeve. 

Pika e kontratës që farmacistët kundërshtojnë është fakti që u ndalohet lidhja e marrëveshjes mes tyre dhe fondit në momentet që palët janë në proces gjyqësor ose në hetim. 

Në këtë rast, Fondi thotë se nuk mund të lidhë kontrata me farmacitë, ndërsa këta të fundit shprehet se vendimi i takon gjykatës dhe fajësinë nuk e jep Fondi. 

Burimet nga takimet e palëve thonë se bisedimet do te vazhdojnë të premten në nivel teknik me grupe më të gjera perfaqesie, per te diskutuar çdo pretendim te farmacisteve dhe çdo pike te kontratave te miratuara nga Fondi. 

Ndërkohe procesi i rimbursimit te barnave vijon normalisht.

EMISIONET