Në sitën e vettingut pritet të kalojë edhe Fatjona Memçaj, Prokurore pranë Prokurorisë së Apelit.

Komisioni i Pavarur u Kualifikimit njofton se seanca dëgjimore do të zhvillohet në datën 30 prill në orën 11:00.

Trupa gjykuese përbëhet nga Alma Faskaj, Roland Ilia dhe Firdes Shuli.

Ndërkohë ditën e sotme KPK shtyu për në datën 3 maj vendimin për gjyqtaren  e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj. 

Sipas Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, "Materialet të dërguara ditën e seancës dëgjimore në lidhje me likujditetet të cilat kërkojnë përllogaritje të mëtejshme.  Trupa gjykuese vendosi të shtyjë seancën për shpalljen e vendimit më datë 3 maj 2018, po në të njëjtën sallë"

/Ora News.tv/