Në radhë për mjekun specialist

Në radhë për mjekun specialist

Më shumë se 45 mijë banorë të bashkive të vogla të qarkut të Gjirokastrës vuajnë mungesën e mjekëve specialistë dhe detyrohen të udhëtojnë me dhjetra kilometra për shërbime mjekësore në spitalin rajonal. Por edhe aty vizitat janë një hall më vete, pasi fluksi krijon radhë dhe pritje për orë të tëra, çka shpesh i detyron të kthehen disa herë.

Mungesa e mjekëve specialistë në spitalet lokale detyron rreth 45 mijë banorë të Përmetit, Këlcyrës, Memaliajt dhe Tepelenës t’i drejtohen Spitalit Rajonal të Gjirokastrës “Omer Nishani”, çka shkakton radhë për të marrë shërbimin shëndetësor.

"Nuk ka mjekë, vimë dhe presim në këtë vapë."

Në poliklinikën e specialiteteve, vizitat mjekësore janë një hall më vetë për pacientët.

Vetëm një mjek për specialitet e ka të të vështirë për të përballuar fluksin, ndërsa i duhet të bëjë deri në 50 vizita në ditë.

"Ka probleme, se një doktor është. Kërkesa ka shumë për vizitë. Nuk respektohet radha."

Në këto kushte, pacientët që kërkojnë konsulta mjekësore për shkak të sëmundjeve apo përgatitjes së dokumentacionit për shkolla apo punë.

Ata thonë se u duhet të qëndrojnë me orë në pritje, ndërsa shpesh herë nuk arrijnë të përfundojnë punë dhe u duhet të rikthehen.

Për pacientët nga zonat e largëta kjo do të thotë kosto plus.

"Jam plak 80 vjeç, kam mundësi të qëndroj në radhë."

"Isha para pesë ditësh, më tha ajo do të vish të konsultohesh prapë."

Ndërkohë virozat e stinës që kanë prekur në masë të vegjëlit ka bërë që me fluks të shtuar të përballet edhe Pediatria e Spitalit.

EMISIONET