Në pritje të inspektorëve, banorët te “rruga e qelqit” jetojnë mes mureve të rrëzuar

Në pritje të inspektorëve, banorët te “rruga e

Pallatet populite në zonë rrugës së qelqit në kombinat pas tërmetit të 26 nëntorit janë një rrezik për banorët. Me mure dhe tavane të rrëzuar banorët e kësaj zone presin verifikimin përfundimtarë nga inspektorët, ndërsa shprehen se janë pro shembjes së tyre.  

Mure të çarë, tavane e çati të rrëzuara, me copa suvaje dhe inertesh kudo në shtëpi. Ky është ambienti në të cilin qëndrojnë banorët e rrugës së qelqit në zonën e kombinatit në Tiranë.

Prej 26 nëntorit presin vlerësimin përfundimtar të pallateve populite nga grupi i inspektimit duke deklaruar se dëmtimet që kanë pësuar godinat i konsiderojnë të rrezikshme.

"Janë dëmtuar aq shumë sa nuk mund të rrimë dot brenda"

"Me frikë ri unë"

Inspektorët kanë shkuar vetëm një herë në këtë zonë duke mos dhënë një përgjigje konkrete për nivelin e dëmtimit të objekteve.

"Kanë ardhur njëherë një grup dhe nuk na thanë asgjë"

"Nuk na dhanë një përgjigje, që rrini ose mos rrini"

"Kanë ardhur këta të bashkisë, por kanë thënë është e pabanueshme"

Në kushtet kur nuk kanë ende një konkluzion nga autoritetet banorët kanë vendosur të qëndrojnë në çadra.

"Jemi duke ndenjur nëpër çadra, sepse nga momenti në moment çfarë nuk mund të ndodhë"

Ky model ndërtimesh që i përket viteve 70, përbën një lagje të tërë për të cilën banorët thonë se do të ishin më të sigurt nëse autoritetet vendosin ti shembin.

EMISIONET