Në operacionin e kapjes së 1.7 ton marijuanë shqiptare u angazhua edhe Frontex

Në operacionin e kapjes së 1.7 ton marijuanë shqiptare u angazhua

Tre skafistë shqiptarë të arrestuar, një gomone me 1741 kg marijuane e sekuestruar se bashku me një kallashnikov e 60 fisheke. Ky është bilanci i operacionit të Policisë Financiare të Barit ekzekutuar në orën 19.30 të mbrëmjes së 30 dhjetorit.

Skafistët e arrestuar janë 3 shqiptarë nga Vlora F.M. 25 vjeç , A.S. 25 vjeç O.S. 25 vjeç.

Gomonia e gjatë 9 metra është identifikuar nga Roja Bregdetare italiane e nga forcat detare të operacionit "Triton 2017" të agjencisë evropiane Frontex, ndërsa po lundronte me shpejtësi në ujërat e Adriatikut drejt kanalit të Otrantos.

Roja bregdetare e financës italiane i është vënë nën ndjekje duke munduar ta ndalojë në brigjet e komunës së San Foka në provincën e Leçes.

Në gomone u sekuestruan 1741 kg mariuanë e ndarë në 76 pako të mëdha me vlerë përftimi mbi 17 milionë euro.

Financa Italiane e Rajonit të Pulias  informon se përgjatë vitit 2017 janë sekuestruar rreth 35 tonë marijuanë ,janë sekuestruar 25 gomone e janë arrestuar 50 skafistë ndërsa në vitit 2016, sasia e marijuanë së sekuestruar e trafikuar përmes detit ishte vetëm 22 ton.

EMISIONET