Në mesnatë skadon afati për bonusin 40 000 lekë, më pas punëdhënësit do të gjobiten

Në mesnatë skadon afati për bonusin 40 000 lekë, më pas

Dita e sotme shënon përfundimin e afatit për punëdhënësit që duhet të aplikojnë për bonusin prej 40 mijë lekësh për punonjësit e tyre te drejtoria e Tatimeve. Nga nesër, do të nisin masat administrative me vlerë 50 mijë lekë për çdo punonjës, që nuk ka përfituar për shkak të mosaplikimit.

5 qershori është afati i fundit që iu është lënë punëdhënësve, për të aplikuar pranë drejtorisë së Tatimeve për bonusin prej 40 mijë lekësh, pa u penalizuar.

Burime zyrtare nga drejtoria e Përgjithshme  e Tatimeve bëjnë me dije se procedura mbetet e hapur deri në mesnatë, ndërsa më pas do të nisin masat administrative për çdo punëdhënës që nuk ka aplikuar.

Masa administrative do të kapë shifrën e 50 mijë lek të reja për punonjës, por punëdhënësit do të kenë mundësi të ankimojnë penalitetin, me një afat 30 ditor.

Pas përfundimit të kësaj procedure, të gjithë punonjësit do të përfitojnë bonusin prej 40 mijë lekësh në mënyrë automatike, në bazë të të dhënvae që disponon drejtoria e tatimeve.

Të dhënat e fundit flasin për 144 mijë punonjës që kanë përfituar bonusin, ndërsa rreth 13 mijë të tjera mbeten ende në verifikim.

27 mijë punonjësve u është refuzuar ndihma për shkak të mosplotësimit të kritereve, por afro 20 mijë prej tyre, e kanë ankimuar vendimin dhe mbeten në pritje të një njoftimi të dytë.

EMISIONET