“Në kohë lufte”, autoritetet përgatisin popullin suedez përmes një fletëpalosjeje

“Në kohë lufte”, autoritetet përgatisin popullin

Autoritetet suedeze kanë lëshuar disa fletëpalosje në të cilat paralajmërojnë popullin si të përgatitet në rast lufte. Pamfletet e shpërndara udhëzojnë banorët të furnizohen ushqime dhe mjete bazë për të përballuar një skenar katastrofik.

Edhe pse Suedia është një nga vendet më të sigurta, kërcënimet janë gjithnjë prezente dhe për këtë arsye populli duhet të jetë gjithnjë gati. Të paktën kështu këshillon një fletëpalosje e shpërndarë nga Agjensia suedeze e Pasigurisë Civile, teksa Suedia përballet me një Rusi kërcënuese përtej Detit Balltik.

Pamfleti prej 20 faqesh me titullin “Nëse Kohë Krize ose Lufte” këshillon suedezët të furnizohen me ujë, ushqime dhe mjete bazë, të dallojnë propagandën, të gjejnë strehë kundër bombave dhe të veprojnë në rast se vendit i kanoset rrezik. “Nëse Suedia sulmohet nga një tjetër vend, ne nuk do të dorëzohemi,” shkruhet në fletëpalosje.

Suedia dhe vende të tjera të rajonit mbeten vigjilente që prej aneksimit të Krimesë nga Rusia në mars 2014. Gjithsesi vendi nuk ka shkuar në luftë për më shumë se 200 vite, ndërsa gjatë Luftës së Dytë Botërore ruajti zyrtarisht neutralitetin.

EMISIONET