Një tërmet me magnitudë 5.8 tronditi Pakistanin lindor duke shkaktuar të paktën 4 të vdekur dhe plagosur 70 të tjerë bëjnë të ditur zyrtarët.

Epiqendra e tërmetit ishte afër qytetit Mirpur. Fotot që qarkullojnë nëpër rrjetet sociale tregojnë çarje të mëdha të rrugëve dhe shtëpi të shkatërruara.

Tërmeti ishte me thellësi 10 km thotë shefi i meteorologjisë në Pakistan, Muhammad Riaz për AFP

Ushtria e Pakistanit informoi se në vendngjarje kanë mbërritur ndihma mjekësore.

Pas tërmetit të së martës lëkundje janë ndjerë edhe në kryeqytetin e Pakistanit dhe të Indisë.

Edhe Shqipëria u trondit të shtunën e kaluar nga një tërmet me magnitudë 5.8 gradë të shkallës Richter dhe intensitet 7.5 ballë. Ai u pasua nga të paktën 400 pasgoditje me një intensitet më të ulët. Kryesisht në  Tiranë e Durrës pati qindra banesa të dëmtuara, dhjetra të lënduar dhe fatmirësisht nuk pati viktima.  

/Ora News.tv/