Pamjet e arrestimit të një prej autorëve të grabitjes me armë të furgonit në Vlorë

Policia ka publikuar pamjet e arrestimit të njërit prej autorëve të grabitjes së furgonit në zonën e Skelës, mëngjesin e sotëm (25 shtator).

Në pranga përfundoi Armand Kuqi, 29 vjeç, lindur në Mamurras dhe banues në Tiranë. I riu u arrestua i ndihmuar edhe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit.

 Ndërkohë, Policia e Vlorës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë nga Fieri vazhdojnë krehjen e zonës përreth Vlorës për të arrestuar dy autorët e tjerë të grabitjes.

"Ndërkohë Policia vijon ndjekjen për kapjen e dy personave të tjerë të cilët janë larguar me shpejtësi në kodrat përreth duke u futur në pyll ku ende vijon krehja e zonës për kapjen e tyre", thuhet në komunikatën e policisë.

Policia lokale thotë se ka identifikuar autorin e dytë, ndërsa po punohet për identifikimin e autorit të tretë.

Policia thotë gjithashtu se ka shoqëruar edhe një person tjetër, për të cilin po punohet për të zbuluar nëse është përfshirë në ngjarje.

"Në afërsi të vendit ku u kap autori i parë është konstatuar edhe një shtetas tjetër i cili është shoqëruar në Polici e po punohet për të parë nëse ka ose jo lidhje me ngjarjen", thuhet në komunikatë.

Gjatë aksionit të arrestimit, janë sekuestruar edhe dy automjete dhe dy armë zjarri kallashnikovë të përdorura nga autorët.

Aksion i gjerë i policisë - Për identifikimin dhe kapjen e autorëve janë angazhuar rreth 70 forca policore të përbëra nga shërbimet e Komisariatit, Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe Forcat Operacionale FNSH të Fierit. Për ndjekjen e autorëve po përdoret edhe qeni i gjurmës.

Më shumë detaje:

Grabitja e furgonit me pasagjere në Vlorë: 1 i arrestuar 2 në kërkim

EMISIONET