Në Japoni gjendet zgjidhja për tu ruajur nga Covid-19 në bare e restorante

Në Japoni duket se është gjetur zgjidhja për të siguruar frekuentimin e klubeve dhe restoranteve. Në hyrje është vendosur një makineri që mat temperaturën dhe spërkat klientët për 30 sekonda me një dezinfektant më përmbajtje klori.

Rihapja e bareve dhe restoranteve pas bllokimit disa mujor nga pandemia ka berë që këta të fundit të marrin një sërë masash për të siguruar klientet e tyre për një ambient të pastër nga virusi.

Në një pub në provicën Shinjuku, në afërsi të Tokios pronarët janë duke u përpjekur të sigurojnë qytetarët se ngrënia jashtë është përsëri e sigurt.

Në këtë ambient është vendosur në hyrje një makinë e cila dezinfekton klientët me ujë me përmbjatje acidi hipoklorik.

"Ne kemi dashur të zhvillojmë një sistem të ri jetese dhe diçka me cilësi të lartë që mund të parandalojë infeksionet në barin tonë," tha Tetsuji Hirata, presidenti i grupit Kichiri & Co.

"Ende është një eksperiment, por pasi të zhvillohet sistemi, ne duam të ndajmë në secilin nga restorantet tona."

Makina funskinon automatikisht. Klientët fillimisht përshëndeten nga një zonjë në një monitor, e cila i udhëzon ata të dezinfektojnë duart dhe të kontrollojnë temperaturën e tyre me një termometër.

Pastaj, ata futen në një pajisje që ngjason me një skaner të sigurisë së aeroportit, ose një makinë larëse për njerëzit, që të spërkatet me një mjegull të imët dezinfektuesi me bazë klori për 30 sekonda.

Më pas klientët marrin një hartë që i udhëzon në vendin e tyre, ku porosisin nëpërmjet telefonave inteligjentë. Gjatë gjithë kësaj kohe ata nuk kanë në kontakt me e asnjë person.

Një mur ndarës akriliku është instaluar midis tryezave për të minimizuar më tej rrezikun e infeksionit dhe duket se po funksionon. "Ndihem e sigurt," tha një grua që nuk dëshironte të identifikohej.

Me sa duket kjo është zgjidhja dhe normaliteti i ri për të ardhmen, teksa qeveria pritet të lehtësojë masat kundër përhapjes së covid 19, pasi pandemia ka shënuar numra në rënie të të prekurve.



EMISIONET