Në Itali e bëjnë të kryer, pronarët e rinjë të Milanit do ofrojnë Messin dhe Pep

Në Itali e bëjnë të kryer, pronarët e rinjë

Skuadra e Milanit prej vitesh ka kaluar një tranzicion sa i takon pronësisë së klubit kuqezi. Një lajm premtues vjen nga shtypi italian dhe pikërisht “La Repubblica”, shkruan se kuqezinjtë janë shumë afër ndryshimit të pronësisë, teksa klubi do të kalonte në pronësinë e Bernard Arnault, i cili zotëron markën e rrobave “Louis Vuitton”.

Sipas gazetës ka pasur bisedime së fundmi, mes Arnaultit dhe Fondit Eliot. Thuhet se ndryshe nga disa kohë më parë kur amerikanët nuk e mendonin shitjen e klubit, tani situata ka ndryshuar dhe ata mund ta pranojnë ofertën e Arnaultit, i cili zotëron një pasuri prej 76 miliardë dollarësh.

Në rast se ky i fundit do të merrte në pronësinë e tij Milani, i ka synimet e qarta për t’i besuar drejtimin e skuadrës Guardiolës dhe afrimin e Mesit, i cili është lojtari më i mirë në botë. Edhe pse duket gati e vështirë në një kohë ku financat janë një element i rëndësishëm për të arritur tek objektivat asgjë nuk është e pamundur.

EMISIONET