Në hetim për pastrim parash e evazion fiskal, shkatërrohet grupi kriminal, 11 në pranga

Në hetim për pastrim parash e evazion fiskal, shkatërrohet grupi

Javën e kaluar autoritetet kroate në bashkëpunim me Europol kryen një hetim ndërkombëtar për një grup të organizuar kriminal të akuzuar për evazion fiskal, pastrim parash, falsifikim dokumentesh dhe mashtrime.

Europol shkruan në faqen zyrtare se krimet u kryen gjatë tregtive të automjeteve luksoze, ku grupet kriminale themeluan disa kompani në vende të ndryshme të BE, duke lënë përshtypjen e kryerjes së një biznesi të paligjshëm.

Në të njëjtën kohë falsifikuan dokumente e fatura për të shmangur taksat e akcizat, si edhe ofronin shërbim të pastrimit të parave të kriminelëve të tjerë.

Policia Kroate së bashku me autoritetet gjermane dhe çeke në bashkëpunim me arrestuan drejtuesit dhe anëtarët e kësaj organizate kriminale. Gjithashtu kryen kërkime të shumta në shtëpi, zyra, automjete dhe pajisje dixhitale të përdorura nga kriminelët gjatë operacionit të madh ndërkombëtar.

Policia kroate ngriti akuzat ndaj një shtetasi kroat, 48-vjeç, për themelimin e organizatës kriminale dhe kundër 10 personave të tjerë për përfshirjen në këtë organizatë.

Ndërkohë hetimet po vazhdojnë dhe priten të paraqiten akuza të reja.

EMISIONET