Emisioni botëror “The Untitled Action Bronson Show”, i reperit shqiptar Action Bronson ka pasur një atmosferë shqiptare të paparë ndonjëherë. Emra të njohur artisësh botëror me origjinë shqiptare si Bronson, Dua Lipa, Merita Halili dhe Raif Hyseni në emisionin 30 minutësh gatuan ushqim shqiptar dhe e shoqëruan me melodi të muzikës tradicionale si “Doli goca n’penxhere”, “Mora mandolinën”, e të tjera .

Emri i vërtetë i Action Bronson është Arian Asllani. 

Dua Lipa ka gatuar pite, recetën e nënës së saj.

Emisioni “The Untitled Action Bronson Show” bënë bashkë yje global e shefa kuzhinash të cilët në atmosferë zbavitëse gatuajnë specialitete të ndryshme.


/Ora News.tv/