Në aeroportin e Romës, me pako Krishtlindjesh ku brenda kishte kokainë

Në aeroportin e Romës, me pako Krishtlindjesh ku brenda kishte

Kokainë dhe heroinë në pakot e Krishtlindjeve

Në aeroportin e Fiumicinos në Romë është zbuluar një rast i trafikut të kokainës dhe heroinës përmes pakove të krishtlindjeve.

15 persona janë arrestuar në aeroportin "Leonardo da Vinci mes tyre ishte dhe një shtetas brazilian i cili kishte fshehur 4.5 kg kokainë të pastër brenda pakove të krishtlindjeve.

Braziliani sapo kishte zbritur në aeroportin e Fiumicinos nga  San Paolo dhe do të niste udhëtimin drejt  Lamezia Terme.

Droga ishte fshehur në bagazh, në çorape apo dhe në dhurata krishtlindjesh për fëmijë.

Mësohet se ky grup kishte arritur të fusten në Itali 40 kg drogë.

Braziliani i kishte thënë policisë se ndodhej në Itali për motive turizmi, por shenjat e nervozizmit kanë bërë që policia të dyshonte.

Gjatë kontrollit të bagazhit policia i gjetu një pako me dhuratë për krishtlindje për fëmijë, e mbëshjellë me letër festive për krishtlindje që brenda kishte 4.5 kg kokainë e pastër.

Gjatë operacionit qe u ndermor në aeroportin e Romës u sekuestruan gjithsej 40 kg kokainë dhe 7 kg heroinë si dhe u arrestuan 15 persona


EMISIONET