Në 24 orët e fundit hiqen 74 leje drejtimi, gjobiten edhe 10 këmbësorë me 10 000 lekë

Në 24 orët e fundit hiqen 74 leje drejtimi, gjobiten edhe 10

Pavarësisht se në rrugët e Tiranës sheh një numër të madh automjetesh që lëvizin edhe në orët e ndalimit të qarkullimit, numri i shoferëve të ndëshkuar nga policia ka rënë në mënyrë të ndjeshme.

Nga 250 shoferë të ndëshkuar të martën, në 24 orët e fundit janë ndëshkuar vetëm 74 drejtues mjetesh të cilët nuk kishin respektuar urdhrin e ndalim qarkullimit.

Dy prej tyre janë arrestuar dhe akuzohen për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe mosbindje ndaj urdhrit të Policisë dhe qarkullimin me armë sportive pistoletë pa leje.

Ndërkohë dhjetë qytetar janë ndëshkuar nga policia e shtetit pasi nuk zbatuan urdhrin e dhënë për qëndrim në banesë pas orës 18:00. Konkretisht janë ndëshkuar 9 qytetarë në Durrës dhe 1 në Tiranë.

Ata janë evidentuar duke qarkulluar në këmbë dhe me biçikleta pas asnjë arsye dhe për këtë ata janë ndëshkuar me masën administrative 10 mijë lekë.

Krahas gjobës, sipas aktit normativ këtyre shtetasve iu është bllokuar mjeti me të cilin lëviznin për 3 muaj.

Edhe këtë të mërkurë qyteti i Tiranës ngjasonte me një ditë të zakonshme, me automjete që qarkullojnë, qytetarë që lëvizin në këmbë apo me biçikletë, por dhe grupe që shfrytëzojnë kohën me diell për të pushuar në ambientet publike rekreative.

Urdhri për shmangien e lëvizjeve në parqe apo lulishte kryhet vetëm kur ka prani të policisë.

Ndonëse prej disa ditësh është ndaluar hyrja tek liqeni, efektivët e policisë dhe ushtrisë vijojnë të qëndrojnë në një prej hyrjeve të parkut. Por pavarësisht urdhrit të nxjerrë nga qytetarët akoma tentojnë ta frekuentojnë këtë park.

Pavarësisht përhapjes së koronavirusit dhe viktimave që ai ka shënuar deri më tani në vendin tonë, duket se ndërgjegjësimi i qytetarëve për të zbatuar rregullat që kërkon kjo situatë është i vështirë.

EMISIONET