Në prag të 10 vjetorit të pavarësisë, Kosova njihet si shtet edhe nga një vend tjetër.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli.

“Në vigjiljen e festes se madhe të pavarësisë, qe edhe një njohje nga shteti i Barbadosit, Urime Kosovë e dashur”, shkroi Pacolli në Facebook.

Barbadosi është shtet-ishull në Amerikën qendrore, në lindje të Karaibeve.

Me këtë njohje, numri i shteteve që kanë njohur shpalljen e pavarësisë nga Serbia në 17 shkurt 2008 ka arritur në 116.          

/Ora News.tv/