Ligj për të nxitur përdorimin e kripës së jodizuar nga qytetarët

Ligj për të nxitur përdorimin e kripës së jodizuar nga

Të dhënat alarmane se gjysma e shqiptarëve vuajnë nga tiroidet ka vënë në lëvizje Ministrinë e Shëndetësisë që nëpërmjet një ligji të ri të nxisë përdorimin e kripës së jodizuar në konsumim.

Drafti parasheh një kontroll më të rreptë në dogana, kontroll në pikat e prodhimit dhe të tregtimit në Shqipëri në mënyrë që konsumatorët të përdorin kripë të jodizuar sipas normave dhe të mos bien pre e mashtrimeve me ngjyrues.

Në Komisionin e Shëndetësisë, ministrja Manastirliu tha se ligji ka si synim uljen e numrit të popullisë që nuk e përdor këtë lloj kripe.

Manastirliu: Ka lindur nevoja që ne të propozojmë disa ndryshime të fokusuar në komponentët e inspektimit, monitorimit të kripës së jodizuar, rolin e institucioneve që përfshihen në to.

Ligji parashikon sanksione të ashpra për ata që lejojnë prodhimin dhe tregtimin e kripës me përmbajtje të ulët të jodit edhe pse as depuetët e mazhorancës nuk e fshehën skepticizmin për funksionimin e tij.

Manastirliu: Të kontrollojmë në masën 100% kripën ushqimore të prodhuar nga stabilimentet e jodizimit të kripës në vendin tonë, të kontrollojmë në masën 100% kripën ushqimore të importuar dhe të monitorojmë në masën 100% të mbulimit të territorit të vendit nivelin e përmbajtjes.

Ligji ka qenë direktivë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Në bazë të analizave rezulton se vetëm 65 % e popullsisë në vend përdor kripë me jod në normat e caktuara.

EMISIONET