Ndryshojnë fondet në buxhet, Angjeli: Bëni kujdes me borxhin dhe me projektet PPP

Ndryshojnë fondet në buxhet, Angjeli: Bëni kujdes me borxhin dhe

Buxheti për vitin e ardhshëm i cili parashikon rritjen e pagave për disa kategori ku përfshihen mjekët, mësuesit dhe forcat e sigurisë, është miratuar nen për nen në parlament.Kuvendi i kërkoi qeverisë të vijojë uljen e borxhit publik dhe të bëjë kujdes me PPP-të. Ndërkohë që u miratuan edhe një sërë ndryshimesh për fondet e ministrive, ku infrastruktura dhe bashkimi kombëtar morën pjesën më të madhe.

Buxheti për vitin e ardhshëm ka kaluar pa diskutime në parlament.

Për vitin e ardhshëm pritet të ketë rritje pagash për mjekët, ushtarakët dhe punonjësit e burgjeve.

Gjithashtu parashikohet të rritet bonusi për lindjet.Por përtej kësaj, Kuvendi i kërkoi qeverisë të bëjë kujdes me nivelin e borxhit publik si dhe me projektet PPP.

Anastas Angjeli: Të vazhdojë inisiativa e marrë për  ruajtjen e trajektores në ulje të borxhit publik. Gjithashtu, meqenëse ka pasur një diskutim të gjerë për çështjen e PPP-ve, janë pranuar sugjerimet për përmirësimin e projekteve dhe të cilësisë së këtyre lloj projekteve.

Gjithashtu në parlament u miratua edhe ndryshimi i fondeve për disa institucione.

Ministria e Infrastrukturës mori një shtesë prej 200 mln lekë, Ministria e Jashtme 1.36.mld lekë për studimin e bashkimit kombëtar dhe promovimin e Shqipërisë,1 mld lekë për bujqësinë,1 mld lekë për projektin 100 fshatrat si dhe 200 mln lekë shtesë për RTSH-në.

Të ardhurat për vitin e ardhshëm parashikohen të jenë 486.4 mld lekë.

EMISIONET