Ndryshimi i klimës: Michael Bloomberg ofron 4.5 milionë dollarë për marrëveshjen e Parisit

Ndryshimi i klimës: Michael Bloomberg ofron 4.5 milionë dollarë

Ish kryebashkiaku i New Yorkut Michael Bloomberg thotë se do paguajë 4.5milionë dollarë  për të mbuluar marrëveshjen e dështuar në Paris, lidhur me klimën, shkruan BBC.

Ai tha se kishte një përgjegjësi për të ndihmuar në përmirësimin e mjedisit për shkak të vendimit të Presidentit Donald Trump për t'u tërhequr nga marrëveshja.

Tërheqja u njoftua në qershorin e kaluar dhe nxiti ndëshkimin ndërkombëtar.

Kjo do të bëjë që Shtetet e Bashkuara në fuqi të jenë vendi i vetëm që të mos jenë pjesë e marrëveshjes së Parisit.

Marrëveshja e Parisit bën që SHBA dhe 187 vende të tjera të ruajnë temperaturat në rritje globale "shumë më poshtë" 2 gradë celcius mbi nivelet para-industriale.

Marrëveshja bashkkon të gjitha kombet e botës në një kompromis për trajtimin e ndryshimeve klimaterike për herë të parë në histori.

Arritja e një konsensusi mes thuajse 200 vendesh kërkoi të shkurtohej shkarkimi i gazeve serrë, e cila u konsiderua nga shumë vëzhgues si një arritje në vetvete dhe është përshëndetur si "historike".

Ashtu si kufiri i vendosur për temperaturën globale, është përfshirë edhe limiti i gazeve serrë të krijuara nga aktiviteti njerëzor si dhe një kërkesë për vendet e pasura për të ndihmuar vendet më të varfra, duke siguruar "financimin e klimës".

EMISIONET