Ndryshimet e UEFA-s rrezikojnë anglezët

Ndryshimet e UEFA-s rrezikojnë anglezët

Uefa po planifikon ndryshime të mëdha në formatin aktual të garës më prestigjioze të Evropës, Ligës së Kampionëve.

Liga e Kampionëve është turneu më i famshëm i futbollit të klubeve në botë dhe kjo garë sjell një shumë të madhe parash.

 Për t’i rritur edhe më shumë përfitimet, UEFA dëshiron t’i bëjë grupet me nga 14 ndeshje e jo gjashtë siç është tani, raporton The Sun

Plani për këtë ndryshim po udhëhiqet  nga Andrea Agnelli e cila do të ofronte më shumë mundësi për përfitime nga sponsorët dhe transmetuesit televiziv.

Mirëpo, një ndryshim i tillë do ta rrezikonte mjaft shumë kupën e dytë të Anglisë, League Cup.

 Premierliga ka insistuar t’i mbajë 20 klube në ligë dhe Shoqata e Klubeve Evropiane (ECA) e ka tërhequr kërkesën që ndeshjet ekstra të zhvillohen në fundjavë.

Kjo do të thotë se mënyra e vetme që klubet angleze të mund ta përballojnë orarin e ndeshjeve do të ishte nëse tërhiqen nga League Cup, ose nëse luajnë vetëm me lojtarë të rinj të akademisë në këtë garë.

UEFA dhe ECA janë të vetëdijshëm se pa mbështetjen e klubeve më të mëdha të Premierligës, propozimet e tyre për ta ndryshuar formatin e garave evropiane që nga viti 2024 nuk do të ishte i suksesshëm.

EMISIONET