Ndryshime në kalendarin e Kategorisë Superiore dhe Kupës së Shqipërisë
Sektori i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka bërë disa modifikime të kalendarit të Kategorisë Superiore dhe Kupës së Shqipërisë, pas një jave ndërprerje të aktivitetit futbollistik.
Ndeshjet e kthimit të turit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë do të zhvillohen më datë 3 Prill.
Ndeshjet gjysëm finale do të zhvillohen në 24 Prill dhe 8 Maj 2019.
Finalja e madhe e Kupës së Shqipërisë për edicionin 2018-2019 do të zhvillohet ditën e dielë më datë 2 Qershor.
Java e 36-të e Kategorisë Superiore, e planifikuar për tu luajtur më datë 25 Maj do të zhvendoset për datë 29 Maj.