Ndodh edhe kjo në futboll: Gjyqtarja ndëshkon me të verdhë Kaka për të bërë selfie

Mbrëmja e të martës vuri përballë në një ndeshje miqësore legjendat e kombëtares braziliane kundër legjendave të Izraelit, një ndeshje për të përcjellë mesazhe të paqes dhe vllazërisë.

Ndër emrat e Brazilit ishin lojtarë si Ronaldinho, Rivaldo, Kaka, Roberto Carlos dhe shumë të tjerë, një brez ky që shpalli kampion bote Selecaon.

Por protagonisti i mbrëmjes nuk ishte asnjë prej lojtarëve por ishte pikërisht arbitrja femër që ishte vendosur për të drejtuar ndeshjen.

Në minutën e 51’ ajo ndaloi lojën dhe ndëshkoi me karton të verdhë Kaka-n pa asnjë arsye.

Braziliani ngeli i habitur nga ky veprim e ndërsa gjyqtarja iu afrua ajo nxori telefonin e saj nga xhepi dhe shkrepi një selfie me ish fituesin e Topit të Artë, një veprim ky që mori dhe shumë ovacione nga tifozeria.

Ndeshja përfundoi në shifrat 2-4 në favor të Brazilit, por padyshim çmimin “man of the match” ose “woman of the match” e meritonte pikërisht gjyqtarja.







EMISIONET