Ndodh edhe kjo! Dhia betohet si kryebashkiake e qytetit

Ndodh edhe kjo! Dhia betohet si kryebashkiake e qytetit

Banorët e një qyteti në shtetin e Vermont, SHBA, zgjodhën një kryebashkiak të ri të veçantë, një dhi të quajtur Lincoln. Dhia u betua në detyrën e re të martën.

Menaxheri i qytetit Fair Haven, Joe Gunther, vendosi të zhvillojë zgjedhje për një kryebashkiake të kafshëve në përpjekje për të mbledhur para për të zëvendësuar një shesh lojërash në shkollë.

Banorët do propozonin kafshën e tyre për karrigen e kryetarit të komunës dhe në këmbim do dhuronin 5 dollarë për sheshin e lojërave. Kryebashkiakja është një dhi trevjeçare me emrin Lincoln. Dhia mundi një qen me emrin Sammie me vetëm dy vota.

Gunther tha Lincoln do ketë mandat 1 vjeçar.

Zgjedhja e pazakontë, sipas Gunther, rezultoi të ishte një mundësi edukimi për fëmijët e qytetit.

EMISIONET