"El Clasico" i parë i sezonit nuk prodhoi fitues, por ky "i dyti" pritet të mësojë triumfatorin e saj. Barcelona dhe Reali i Madridit dhanë gjithçka në fushën e blertë, ashtu siç do bëjnë edhe në merkato.

Këtë e konfirmon edhe objektivi i njëjtë i dy gjigantëve të La Liga, me katalanasit dhe kryeqytetasit që kanë prioritete të njëjta në merkato. Pierre-Emerick Aubameyang po mahnit me paraqitjet e tij te Arsenali dhe kjo e ka shndërruar në një objektiv për dy klubet e La Liga.

Gabonezi shihet si lojtari që do të sjellë në Spanjë golat e munguar, me Real e Barcelona që janë të gatshëm të bëjnë çmendurira për 30-vjeçarin e lindur në Francë. Një ofertë prej 60-70 milionë euro do të kënaqte të gjithë dhe merkato e janarit pritet të zbulojë edhe destinacionin e ri të Aubameyang.



/Ora News.tv/