Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar Azinë që të reduktojë përdorimin e qymyrgurit për shkak të rrzikut të ndryshimeve klimatike.

Sekretari i OKB-së Antonio Guterres deklaroi se vendet që janë listuar ndër më të prekurit nga ndryshimet klimatike duhet të bëjnë diçka për ta parandaluar.

Sipas një studimi të publikuar disa ditë më parë tregohet se Azia është ndër rajonet më të rrezikuara nga rritja e nivelit të detit.

Deri në vitin 2050 shumë prej rajoneve bregdetare aziatike do të rrezikojnë përmbytjen duke vendosur në rrezik jetën e milionave njerëz.

Guterres thotë se ky problem është më i ndjeshëm në Azi ndërkohë që planifikohen projekte që do të përdorin qymyrgurin.

“Duhet të vendosim një çmim tjetër për karbonin. Duhet të ndalojmë subvencionet për mbetjet fosile. Dhe duhet të ndalojmë planifikimin e projekteve të tilla që përdorin si lëndë djegëse qymyrgurin”.

Shtetet më të rrezikuara nga ndryshimet klimatike janë Kina, Bangladeshi, India, Vietnami, Indonezia dhe Tailanda.

/Ora News.tv/