Ndihma Ekonomike, Kadiu: Kemi buxhet të vogël, por për 1 km rrugë jepen 11 mln euro

Ndihma Ekonomike, Kadiu: Kemi buxhet të vogël, por për 1 km

Deputetja e Partisë Demokratike, Fatbardha Kadiu është përfshirë në debate me ekspertin e çështjeve sociale, Kosta Bajraba në studion e "Ekopolitikë" në Ora News. Kadiu tha se nuk ka pasur transparencë për sistemin e pikëzimit.

Kadiu: Sigurisht që sistemi shumë mirë që u ndërmor. Ka pasur abuzime. Jemi dakord që të ketë punësime më të larta. Por unë nuk di një rast të vetëm, që familjes t'i jetë ofruar një vend pune nga bashkia. Opozita ka bërë debate jo vetëm në komision por edhe me shkresa për të kuptuar se kush janë pikëzimet e këtij sistemi.

Barka: Jeni kapur pas pikëve si gozhda e Nastradinit.

Kadiu: Pikët janë thelbi.

Barka: Thelbi i vlerësimit është vlerësimi i gjendjes ekonomike të familjes.

Kadiu: Është koncept shumë komunist në vetvete. Unë mendoj se Banka Botërore i ka bërë me pikëzime, por kjo qeveri nuk është transparente. Është çnjerëzore që njeriu nuk di apo jo të jetë pjesë. Si mundet të mendosh që individi sot nuk e di që është brenda skemës. Kjo është çmenduri. Këta njerëz përdoren nga qeveria për votën. Forma dhe mënyra se si përdor qeveria Rama. E kuptoj kur themi që kemi një buxhet të vogël, por e kuptojmë që kemi një qeveri që paguan për 1 km rrugë 11 milionë euro.

EMISIONET