Ndeshjet e kombëtares, Salah merr lajmin e keq

Ndeshjet e kombëtares, Salah merr lajmin e keq

Lajmet e këqija godasin kombëtaren e Egjiptit.

Sulmuesi i talentuar, Mohamed Salah nuk do të jetë i gatshëm për kombëtaren afrikane në dy takimet kualifikuese të Kupës së Kombeve, kundër Kenias dhe Comoros. Mësohet se 27-vjeçari ka pësuar një dëmtim në këmbë, çka e detyroi të lë fushën në minutën e 87-të në fitoren 3-1 përballë Manchester City.

Salah u përplas në një duel me Fernandinho, teksa kombëtaja egjiptiane ka njoftuar mungesën e tij.

"Dëmtimi ka nevojë për një periudhë të gjatë për t'u rikuperuar", thuhet në një deklaratë të kombëtares afrikane.

Duket se shkak i gjendjes fizike të rënduar të Salah është bërë një dëmtim i pësuar në fillim të tetorit, ku Liverpool përballej me Leicester City.

Përplasja me Hamza Choudhury sipas gjasave i ka shkaktuar komplikacione. Gjithsesi, Salah pritet të jetë i gatshëm për sfidën e radhës në kampionat, atë të 23 nëntorit kundër Crystal Palace.

EMISIONET