Ndeshja me Francën, UEFA cakton detyrat e fundit për "Arenën Kombëtare"

Ndeshja me Francën, UEFA cakton detyrat e fundit për "Arenën

Pas inspektimeve të UEFA-s në ambientet e "Arenës Kombëtare" gjatë sfidës së kampionatit të femrave mes Vllaznisë dhe Apolonisë, Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë disa detyra mjaft konkrete.

Ato kanë të bëjnë me orientimin e tifozëve, menaxhimin dhe kontrollin e tyre në impiant. Gjithashtu, është kërkuar largimi i makinerive në gjithë perimetrin e stadiumit.

Si për të hequr çdo hije dyshimi, UEFA ka zyrtarizuar se dueli i 17 nëntorit mes Shqipërisë dhe Francës, e vlefshme për Euro 2020 do të luhet pikërisht në këtë impiant.

Sinjalistika në stadium dhe ambientet e jashtme duhet të bëhet deri të mërkurën. Po ashtu, është kërkuar pajisja me ndriçim e hyrje-daljeve të stadiumit si dhe ambientet përrreth tij.

EMISIONET