Ndërtimi i aeroporti të Vlorës, ambasadori turk: Do punësohen 1 mijë persona

Ndërtimi i aeroporti të Vlorës, ambasadori turk: Do

Ndërsa bisedimet mes qeverisë shqiptare dhe konsorciumit turk që do të ndërtojë aeroportin e Vlorës janë në fazën teknike, përfaqësuesi i Ankarasë në vendin tonë thotë se punimet do të nisin brenda vitit!

Nga Vlora ku pati një takim me kryebashkiakun Dritan Leli, Ambasadori Ahmet Joruk theksoi se ky projekt me bekimin e Kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Turk, Rexhep Taip Erdogan do të sjellë zhvillim

Ahmet Joruk: Së afërmi do të nisë aeroporti i Vlorës i cili do të ndikojë jo vetëm në jetën social ekonomike të Vlorës, por të gjithë vendit tuaj! Vetëm në fazën e parë të punimeve për aeroportin, do të punësohen rreth 1000 persona, ndërsa negociatat kanë mbetur thjesht në diskutimet në nivel teknik.

Diplomati turk theksoi se konsorciumi që ka marrë përsipër ndërtimin e aeroportit të Vlorës, aktualisht është në ndërtimin e aeroportit të tretë në Turqi, i cili pritet të operojë me 200 milionë udhëtarë në vit. Ndërsa premtoi të tjera projekte të mëdha për Shqipërinë

Ambasadori turk qëndroi në Vlorë në kaudër të një turi dy ditor në jugun e Shqipërisë.

EMISIONET