Ndërtesa e qeverisë me flamurin e BE-së, Kosova shpreh solidaritet për viktimat dhe të prekurit me COVID-19

Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës është ndriçuar mbrëmjen e djeshme me ngjyrat e flamurit të Bashkimit Evropian.

Këtë e bëri të ditur vetë kryeministri në detyrë Albin Kurti, përmes një postimi në Twitter.

Ai tha se ky veprim po bëhet në shenjë solidariteti me mbi 800 mijë të infektuarit dhe më shumë se 70 mijë viktimat e e shkaktuar nga Covid-19 në Evropë.

Kurti shkroi se Kosova shpreh solidaritet me Bashkimin Evropian.

Ai gjithashtu kujtoi ndihmën që BE i ka ofruar Kosovës në luftimin e COVID-19.

“Gjatë kësaj krize shëndetësore BE ka ofruar ndihmë në vlerë prej 5.2 milionë euro për të luftuar COVID-19 dhe 63 milionë euro për të lehtësuar ndikimin socio-ekonomik të shkaktuar nga virusi Corona”, ka shkruar Kurti.


EMISIONET