Një video e cila tregon momentin tragjik kur një polic i Minneapolis, mbante përtokë me gjunjë një afro-amerikan, disa momente para se ai të humbiste ndjenjat e të vdiste, ka ndezur një valë të gjerë protestash në gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pamjet u morën nga një kalimtare dhe u shpërndanë menjëherë në fb duke shkaktuar zemërim të gjerë në rrjetet sociale. 

Në 26 Maj, dy oficerët e policisë së Minneapolis, kishin identifikuar afro-amerikanin 46 vjecarin George Floyd, sit ë dyshuar se lëvizte me mjet identifikimi të rremë. “Ju lutem, ju lutem, nuk marr dot frymë”, dëgjohet që u lutet policëve, personi i arrestuar. Pas rreth katër minutash ne video, njeriu duket që nuk është më i ndërgjegjshëm. Kryebashkiaku i Minneapolis, Jacob Frey foli për incidentin në një konferencë shtypi duke e quajtur, “i gabuar në çdo nivel”. 

Polici I Mineapolis Derek Chauvin, u arrestua me akuzën e vrasjes ndërsa 3 policë të tjerë u shkarkuan. Presidenti, Donald Trump, e ka përshkruar ngjarjen si të tmerrshme. Protestat për vrasjen e afro-amerikanit George Floyd, nga shteti i Mineapolis u përhap në disa shtete te tjera, madje duke zbarkuar edhe para Shtëpisë së Bardhë, ku qindra njerëz kërkuan drejtësi për viktimën dhe duke denoncuar brutalitetin të policisë.  

Forcat e policisë, të cilat nga ana e tyre kanë përdorur gaz lotsjellës, plumba gome dhe pompa uji me presion, janë përballur me zemërimin e mijëra njerëzve të cilët kanë djegur disa ndërtesa si dhe kanë goditur dhe shkatërruar disa makina të forcave të rendit. Nuk kanë munguar protestat edhe në vende si Minesota, Kaliforni dhe Nju Jork. Në Atlanta, ndërtesa të shumta u vandalizuan, përfshirë selinë e gjigandit mediatik, CNN. 

Ngjarja ka ndezur zemërimin kundër policisë amerikane për vrasjet e njerëzve me ngjyrë. Për katër ditë me radhë protestat që fillimisht nisën si paqësore degjeneruan në plaçkitje, zjarrvënie dhe forma të tjera dhune në qytetin e Mineapolisit, atë fqinj të Saint Paulit e në qytete të tjera në të gjithë Shtetet e Bashkuara. 

“Ndodhemi nën sulm“, tha guvernatori demokrat Tim Walz, tha se vendosja e gardës ishte e domosdoshme pasi sipas tij protestat po perdoreshin nga persona që po kërkonin të krijonin kaos. Në një koment Prokurori i Përgjithshëm William Barr gjithashtu drejtoi gishtin ndaj atyre që i cilësoi si nxitës ekstremistë të protestave.

/Ora News.tv/