Zhvillimi një vaksinë në mes të një pandemie është një garë me kohën. Vaksina e Ebola-s theu rekordet duke qenë gati në pesë vjet. Për koronavirusin e ri shpresohet që të zbulohet në një afat kohor, nga 12 deri në 18 muaj. Po cilat janë hapat deri ne krijimin e nje vaksine. Zhvillohet një prototip Kjo zakonisht kërkon vite, në varësi të teknikës që përdoret. 

Me shpërthimin e koronavirusit aktual, kompanitë kishin prototipe brenda disa orësh, falë teknologjive të reja që mund të identifikojnë se cilat pjesë të një virusi mund të përdoren në një vaksinë. Testimet tek kafshët Këto teste kryesisht bëhen për të demonstruar siguri dhe për të provuar përgjigjen imune të gjeneruar nga një vaksinë. Në disa raste, kjo fazë mund të anashkalohet komplet. 

Faza I – testimet tek njerëzit 

Këto janë testet e para tek njerëzit, zakonisht përfshijnë 20 deri në 80 individë dhe përdoren për të shfaqur siguri dhe për të siguruar që çdo efekt anësor të mos jetë shumë i rëndë. 

Faza II – testimet tek njerëzit 

Kjo fazë kërkon grupe më të mëdha njerëzish dhe përdoret për të testuar efikasitetin. Disa vaksina mund të kalojnë nga këtu në miratimin prej rregullatorit, kur ka nevojë urgjente. 

Faza III – testimet tek njerëzit 

Në këtë fazë, një vaksinë e re testohet tek qindra e mijëra njerëz, për të vlerësuar qartë, si efikasitetin ashtu edhe sigurinë. 

Miratimi 

Pas ekzaminimit të provave klinike, organet rregullatore përcaktojnë nëse vaksina mund të liçencohet për përdorim publik. Kjo mund të vijë me kërkesën që të dhënat për sigurinë e saj të vazhdojnë të mblidhen. 

Prodhimi në masë

Në këtë pikë, prodhimi i një vaksine shtrihet nën standarde të rrepta të kontrollit të cilësisë dhe konsistencës. 

Qasja në publik 

Kur vaksina e re bëhet e disponueshme, qeveritë dhe autoritetet e shëndetit publik duhet të përcaktojnë se cilat grupe njerëzish duhet t’a marrin më parë. Aktualisht në garë për prodhimin e vaksines kunder Covid 19 janë emrat e kompanive të njohura si “GlaxoSmithKline”, “Johnson & Johnson”, “Sanofi”, “Imperial College “dhe Instituti “Jenner” i Universitetit të Oksfordit. 

Në Mbretërinë e Bashkuar, Imperial dhe Oxford bashkëpunojnë për të filluar testimin e vaksinës tek njerëzit në kohë rekord. 

Në Gjermani, kompania “Curevac” thotë se është shumë pranë prodhimit në masë të vaksinës. Ndërkohe qe Kina ka nisur e para punën për vaksinën. 

Kompania kryesore kineze, “Sinovac”, ka zhvilluar tashmë një vaksinë dhe ka përfunduar testet e para pikërisht në Wuhan, ku e pati origjinën shpërthimi i pandemisë.

/Ora News.tv/