Ndërhyn për të ndarë sherrin, qëllohet me thikë i riu shqiptar

Ndërhyn për të ndarë sherrin, qëllohet me thikë i

Një 20-vjeçar shqiptar ka qëlluar me thikë një adoleshent italian në komunën Villa San Giovanni në provincën Reggio Calabria.

Nexhat Kica është arrestuar nga policia dhe akuzohet për tentativë vrasjeje.

Sherri kishte nisur midis disa të rinjve italianë dhe shqiptarë për arsye banale.

17-vjeçari kishte ndërhyrë për qetësuar të rinjtë e përfshirë në sherr, por u godit me thikë nga Nexhat Kica, duke i shkaktuar lëndime të rënda në mëlçi. 

Ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore por jashtë rrezikut për jetën.

Dy shqiptarë të tjerë dhe dy të mitur italianë të përfshirë në konflikt janë në gjendje të lirë.

Një nga dy italianët është akuzuar edhe për mbajtjen e armëve të ftohta pasi iu gjet një thikë.

Policia po punon për identifikimin e të rinjtë e tjerë të përfshirë në konflikt.

Nexhat Kica është resident në Villa San Giovanni dhe nuk ka pasur precedentë të mëparshëm penalë.

EMISIONET