Ndalohet sot nisja e trageteve nga Durrësi në Bari dhe anasjellas

Ndalohet sot nisja e trageteve nga Durrësi në Bari dhe anasjellas

Moti i keq ka mbyllur portin e Barit dhe për rrjedhojë dhe tragetet nga Bari për Durrës nuk janë nisur deri në një urdhër te dytë nga Kapitaneria e portit të Barit.

Njoftimi është bërë nga Drejtoria e Përgjithshme Detare shqiptare.

Porti i Durrësit është i hapur dhe në gatishmëri, por për arsye të mbylljes te portit te Barit do të ndalohet nisja trageteve nga Durrësi për në Bari për të shmangur qëndrimin e trageteve dhe të pasagjerëve në radën e portit te Barit.

Drejtoria e Përgjithshme Detare kërkon mirëkuptimim e pasagjerëve të bllokuar në portet e Barit dhe të Durrësit, pasi e gjitha bëhet për të garantuar sigurinë lundrimore në situatat detare me mot të përkeqësuar, erë te fortë e dallgë të larta.

"Për çdo ndryshim do ju mbajmë të informuar ose mund të merrni informacion në terminalet e portit Barit dhe Durrësit", informon DPD.

Ndërkohë Kapiteneria e Portit të Vlorës ka pezulluar lundrimin e anijeve të peshkimit dhe mjeteve të vogla lundruese deri në përmirësimin e  kushteve hidrometeorologjike. Lundrimi pritet të rinisë me datë 7 janar, pas orës 06:00.

Sa i takon trageteve të linjës Vlorë-Brindisi sipas Kapitenerisë në këto data, 5-6 dhe 7 janar, do të vijojnë normalisht punën.Nuk ka pezullim të udhëtimit të tyre.

EMISIONET