Ndalohet hyrja në Ukrainë e meshkujve rus mosha 16- 60 vjeç

Ndalohet hyrja në Ukrainë e meshkujve rus mosha 16- 60 vjeç

 Ukraina nuk do të lejojë asnjë shtetas rus të moshë 16- 60 vjeç të hyjnë në këtë shtet gjatë kohës që është në fuqi ligji ushtarak, tha presidenti, Poroshenko 

Përjashtim do të bëjnë rastet humanitare si ato të ceremonive mortore.

Ligji ushtarak është vendosur në 10 rajone, në kufi me Rusinë deri më 26 dhjetor.

Ligji ushtarak u vendos pasi forcat ruse kapën tre anije ukrainase dhe 24 marinsa ndërsa po kalonin përmes ngushticës Kerç drejt portit Mariupol-i në Ukrainë, që ndodhet në detin Azov.

Ukraina e quajti incidentin një rast flagrant të dhunimit të ligjit ndërkombëtar ndërkohë që Rusia thotë se anijet kanë shkelur ujrat e saj territoriale.

Kjo është përplasja më e rrezikshme në det që kur Rusia aneksoi gadishullin ukrainas në mars të vitit 2014.

EMISIONET