Ndërron jetë në moshën 91-vjeçare spikerja e parë e RTSH-së Stoli Beli. Ajo ishte edhe gazetarja, redaktorja dhe regjisorja e parë shqiptare.

Në datën 29 prill të vitit 1960, Stoli u shfaq për herë të parë në studion e lajmeve në RTSH. Fjalët e saj të para ishin: “Sonte fillon për herë të parë `Qendra Eksperimentale e Televizionit Shqiptar’”.

Gjithashtu spikerja ka pasur lidhje gjaku edhe me moderatoren e njohur Xhemi Shehu. Në një intervistë për një media të shkruar në Shqipëri në vitin 2011, ajo shprehu se Xhemi ëshë vajza e vajzës së vëllai të saj.

Ajo tregon se e ka mbesë shpirti dhe se që të vogël e ka dashur shumë e ruan kujtime të bukura nga ajo.

E shihja teksa hidhte shtat dhe që atëherë e kam ndjerë që ajo do të çante në botën e artit. Drejt të them, kur e kam parë për herë të parë në ekran, kisha shumë frikë. Më rrihte zemra fort dhe emocionohesha, ndërsa tani jam krejt e sigurt te ajo. Në çdo dalje skenike të saj, më duket sikur shoh veten”, ka rrëfyer Stoli për mbesën e saj.

/Ora News.tv/