Nate Diaz shpërthen në akuza për McGregor: Federata i ka dhënë gjithçka

Nate Diaz shpërthen në akuza për McGregor: Federata i ka

Sportisti i MMA-së, Nate Diaz ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij lidhur me McGregor dhe federatën e UFC. Ai pretendon se kjo e fundit e ka favorizuar skocezin në lidhje me ndeshjet që i janë caktuar.

Diaz dhe McGregor janë përballur 2 herë në oktagon në 2016 secili duke fituar nga një ndeshje. Fansat e MMA-së kanë kërkuar ndeshjen e tretë dhe finalen mes tyre.

Sipas Diaz, federata i ka caktuar McGregorit ndeshje me kampionin e peshave të lehta të cilin skocezi e fitoi shumë thjeshtë. Gjithashtu ata organizuan një ndeshje luksi kundër Floyd Mayweather nga e cila McGregor edhe pse humbi arriti të mbushë xhepat me plot me para. Më pas iu caktua ndeshje me Khabib Nurmagodev për titullin kampion.

Për Diaz kanë kaluar 2 vite nga ndeshje e tij e fundit pasi i ka refuzuar të gjithë kundërshtarët. Sipas tij federata i ka caktuar ndeshje me sportistë që nuk janë të kalibrit të Diaz dhe nuk mund të ndeshen me të. 

“Për çfarë po ndeshem tani? Këtë dua të them. Në fillim arrij majat dhe tani më kërkoni të merrem me amatorë. Unë e shikoj se çfarë po ndodh. Ju po më poshtëroni dhe po më denigroni. Mua më jepni ndeshje të lehta kurse ju i organizoni ndeshje me Mayweather. Por mua nuk më vjen inat me skocezin pasi është në rregull me atë që bën. Unë e di që ai është një fëmijë i llastuar dhe që ja kanë falur gjithçka vetë”.

34 vjeçari do të rikthehet në oktagon UFC 241 këtë të shtunë kundër Anthony Pettis, përsëri i kontestuar nga Diaz.

EMISIONET