NASA dërgon minj në hapësirë

NASA dërgon minj në hapësirë

NASA ka dërguar minj në dhjetëra misione në hapësirë që nga viti 2014, një habitat i veçantë i dizenjuar për mikrogravitet.

Në mënyrë e tyre, astronautët brejtës po kontribuojnë në përpjekjen e njerëzimit për të eksploruar Marsin.

Përpara se NASA të dërgojë njerëz në udhëtimin e gjatë drejt planetit të kuq, fillimisht dëshiron të zbulojë efektet që jepi qëndrimi i gjatë në mikrogravitet.

Shkencëtari Scott Kelly kaloi një vit në hapësirë për të parë se çfarë do ndodhte me trupin e tij.

Eshtrat e tij u dobësuan, muskujt ju atrofizuan, gjenet ju ndryshuan  dhe pjesë e kokërdhokëve të syve iu enjten në mënyra që shkencëtarët ende nuk arrijnë të shpjegojnë plotësisht.

Dhe tani NASA publikoi rezultatet e raportit të tij për një grup minjsh që kaluan 37 ditë në hapësirë.

Agjencia tha se është një mision me kohë të gjatë duke u bazuar në shkallën e jetëgjatësisë së brejtësit.

Shkencëtarët studiuan një video të sjelljes së kafshëve për të kuptuar sesi përshtateshin  me mungesën e peshës.

Fillimisht brejtësit dukeshin të hutuar dhe ngurrues. Pastaj shumë shpejt filluan të ecnin e të gjenin destinacionet e tyre, ndërsa filluan të hanin vetë.

Minjtë madje zhvilluan një sjellje të re që shkencëtarët e quajtën "ndjekja e garës". Minjtë vraponin në zero-gravitet rreth habitatit të tyre sikur të ishte një rrotë brejtësi.

Shkencëtarët nuk janë të sigurt pse minjtë e bënë këtë. Teoria kryesore është se e bënin për kënaqësi.

"Sjella përfaqëson biologjinë e trupit. Na informon për shëndetin e përgjithshëm dhe funksionimin e trurit,"-tha April Ronca, studiuese e NASA-s.

Në fund të misionit të tyre, minjtë u kthyen në Tokë në gjendje të mirë. Ata peshonin po aq sa një grup minjsh në Tokë dhe trupi i tyre ishte në gjendje të shkëlqyer sipas NASA-s.

EMISIONET