Napoli "dashurohet" me amerikano-latinët, ofertë për dy argjentinas

Napoli "dashurohet" me amerikano-latinët, ofertë për dy

Merkato e nxehtë në shtëpinë e Napolit.

Dështimi për të ndalur hovin e Juventusit në 8 sezonet e fundit i ka detyruar drejtuesit jugor që të hedhin sytë nga tregu i futbollistëve, aty ku emrat janë sensacional.

Rreth 50 milionë euro janë akorduar për të ofruar në skuadër 2 futbollistë të një niveli të lartë si Agustin Almendra nga Boca Juniors dhe Rodrigo De Paul nga Udinese. Dyshja argjentinase shihen si ato të duhurit për të përforcuar skuadrën dhe për të kthyer Napolin kompetitiv në të gjitha fronet.

Por jo vetëm kaq. Carlo Ancelotti kërkon edhe një dhuratë nga drejtuesit. Emri i tij është Rodrigo i Valencias. Gjithsesi, sulmuesi i fituesve të Kupës së Mbretit është një profil mjaft i largët për kërkesat e Napolit. Për kartonin e tij, Valencia kërkon jo më pak se 80 milionë euro, shifër mjaft e kripur për arkat e Napolit.

EMISIONET