Naomi Campbell shtatzënë?...

Bota e 'thashethemeve' po zien. Skepta, i dashuri i Naomi Campbell ka lajmëruar se do bëhet baba?

Ai ka postuar një ekografi tredimensionale e cila tregon fytyrën e një bebeje, shoqëruar nga një lule. Nuk ka shtuar asgjë tjetër.


Reperi britanik në pranverë kishte deklaruar se ishte fejuar me modelen e famshme Naomi Campbell.

Por nga 'Pantera e modës' nuk ka asnjë lajm, asnjë fjalë.

Imazhi i ekografisë  tregon se shtatzania është në trimestrin e tretë, pra fare pranë lindjes.

Ndjekësit 'shpërthyen' menjëherë në urime për çiftin.

Por mbetet enigmë nëse do jetë vërtet Skepta që do bëhet baba apo është ekografia e ndonjë nipi?

Fansat, ndërkohë, nisën të pyesin reperin se kush është e ëma e fëmijës. E ndërkohë që dikush hipotizon se mund të jetë 'Afërdita e Zezë', modelja nuk tregon linja të ekzagjeruara nga fotot.

Ja dhe fotot e Naomit të javëve të fundit...



EMISIONET