Naomi Campbell e fiksuar pas mikrobeve, ja si mbrohet para se të fluturojë me avion

Naomi Campbell i dashuron udhëtimet nëpër botë: “Kam lindur duke udhëtuar”, shpjegon në një video të publikuar në rrjetet sociale.

Sa keq ama, që çdo fluturim në avion shndërrohet për të në një sprovë mbijetese, një luftë ndaj mikrobeve që gjenden në aeroport apo sediljet e mjetit fluturues.

"Unë kontrolloj gjithçka", shpjegon super modelja dhe ndërkohë tregon armët e saj: nga dorezat dhe shamitë, deri tek maska për gojën dhe hundën.

Në aeroport Naomi hedh sytë tek çdo gjë dhe nuk i shpëton asnjë detaj: deri tek këmbët e njerëzve që kalojnë.

Me të hipur në avion, vendos dorezat një përdorimshe të cilat nuk i heq përgjatë gjithë udhëtimit.

Në çantën e saj gjithçka është e siguruar me mbyllje hermetike.

Me anë të letrave higjenike ajo nis të pastrojë gjithçka që mund të prekë: nga tavolina, deri tek sedilja para saj.

"Nuk më intereson se çfarë mund të mendojnë njerëzit për mua. Bëhet fjalë për shëndetin tim dhe kjo që bëj më bën të ndihem më mirë. ", thotë me siguri.

Kolltuku i saj mbulohet nga një shtresë që Campbell e ndërron çdo javë dhe të cilën e lan me dorë personalisht me të mbërritur në hotel.

Kjo rutinë, nënvizon modelja, aplikohet si në një avion publik, ashtu edhe në një privat.

Etapa e fundit e kësaj rutine është maska e bukurisë për të hidratuar lëkurën e cila mund të thahet në lartësi të madhe.

Gjithçka gati, mund të nisemi! Mjeti nuk ka rëndësi, mjafton të udhëtojmë të sigurtë.

EMISIONET