Në të gjithë vendin, kryesisht në Tiranë, janë shoqëruar 41 shtetas nga policia, pasi nuk respektuan oraret kufizuese dhe nuk iu bindën urdhrit për t’u futur në banesa.

Si pasojë këta individë janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë.

"Në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 154 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë" njofton policia.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin, janë evidentuar 129 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti.

Në të gjithë vendin janë konstatuar 17 subjekte tregtie që nuk kanë respektuar orarin për mbylljen në orën 13:00 dhe ndaj administratorëve është marrë masë administrative 100.000 lekë për secilin.

Gjithashtu, në Shkodër është ndëshkuar me masë administrative 700.000 lekë, shtetas E. Ç., i cili ka thyer rregullin e vetëkarantinimit.



/Ora News.tv/