Nafta e shtrenjtë dëmton biznesin

Nafta e shtrenjtë dëmton biznesin

Draft i ri i cili është shpërndarë për diskutim nga ministrja Belinda Balluku ka shqetësuar edhe biznesin për efektet që mund të sjellë në çmim. Administratori i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, thekson se është absurde që qeveria ti shtojë kostot e naftës konsumatorëve.Konfindustria thekosn se çmimi i karburanteve në Shqipëri është më i larti në europë dhe kjo dëmton rëndë konkurueshmërinë e bizneseve.

Projektligji i ri për depozitat e karburanteve, i cili pritet të rrisë çmimin e naftës me rreth 2 lekë për litër, është kundërshtuar edhe  nga biznesi.

Konfindustria ka kërkuar që drafti i shpërndarë nga ministrja, Belinda Balluku, të rishikohet  pasi nuk është e drejtë që paaftësia e qeverisë ti kalojë si një kosto shtesë qytetarëve të thjeshë dhe biznesit.

Buxhuku: Nuk është e drejtë që një politikë e dështuar e qeverisë ose paaftësia e qeverisë për të kontrolluar kompanitë private që kanë të licensuara dhe e kanë të llogaritur në kosto mbajtjen e rezervave të karburantit nuk ka funksionuar, kjo nuk do të thotë që t'ja kalosh konsumatorit final, qoftë qytetarit apo biznesit. Mund të zgjidhet një metodë e ndryshme.

Administratori i Konfindustrisë shprehet se çmimi i karburanteve në Shqipëri është ndër më të lartat  në botë dhe kjo godet mirëqënien e qytetarëve dhe konkurueshmërinë e biznesve.

Buxhuku: Shqipëria është vendi që ka çmimin e karburantit nga më të lartët në botë jo vetëm në Europë, që godet në mënyrë të drejtëpërdrejtë fuqinë konkuruese të ekonomisë shqiptare, mirëqënien e qytetarëve, bizneset dhe është e palejueshme që të shtohet një taksë tjetër.

Sipas Konfindustrisë, qeveria po abuzon duke kaluar në një parlament jo-funksional projektligje me cilësi shumë të dobët

Buxhuku: Shumë shqetësues fakti që projektligje të rëndësishme kalojnë në kohën kur Kuvendi është jo funksional, kemi një Kuvend terësisht jo funksional, kalojnë ligje me cilësi shumë të dobët ose nuk kalojnë ligje.

Shqiptarët shpenzojnë 10.3% të ardhurve vetëm për karburant një nivel ky shumë herë më i lartë se në vendet e Europës.  

Sipas Konfindustrisë për të stabilizuar këtë treg duhet të ngrihet një Ent Rregullator, i cili do të jetë përgjegjës për çmimin dhe cilësinë e produkteve që qarkullojnë në treg.

Dhe së dyti, kërkohet që të ulet me të paktën 50% taksa e qarkullimit të automjeteve, që arrin në 120 milion euro/vit.





EMISIONET