Nga parajsa në ferr! Milik përplaset me grabitësit, i lë "bakshish" orën

Nga parajsa në ferr! Milik përplaset me grabitësit, i lë

Sulmuesi i Napoli, Arkadiusz Milik ka përjetuar një mbrëmje ferri duke rrëzikuar edhe jetën. Ndonëse të gjithë në Napoli po festonin fitoren e madhe të ekipit të futbollit përballë Liverpool-it, 24 vjeçari "pa" vdekjen me sy. Në orët e para të së enjtes kur ai po kthehej në shtëpi dy persona me motorçikletë i zunë pritë.

Njëri prej tyre i drejtoi armën në fytyrë duke detyruar polakun t'i dorëzonte orën e markët "Rolex" që mbante në dorë. Milik nuk i rezistoi dhe i dha keqbërësve orën që kishte një vlerë prej 20 mijë eurosh. Sipas "Il Mattino" ngjarja ka ndodhur rreth orës 2 të mëngjesit të së enjtes, në rajonin e Varcaturo në Napoli. Polaku mjaftoi policinë që ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Kjo nuk është hera e parë që lojtarët e Napolit ndihen të kërcënuar. Dy vjet më parë në rrethana të ngjashme vuajti dhe sulmuesi i Napolit, Lorenzo Insigne e gruaja e tij, të cilët u grabitën nga keqbërësit.

Sipas italianit ata i kërkuan atij të shënonte një gol në ndeshjen e ardhshme për Napolin. Gjithashtu edhe kapiteni i skuadrës Marek Hamsik është grabitur në vitin 2013 ashtu siç gruaja e tij dy vite më parë.

EMISIONET