Na kapni nëse mundeni! Gjykatësi në ndjekje të pandehurve që arratisen nga gjykata

Na kapni nëse mundeni! Gjykatësi në ndjekje të pandehurve

Dy të pandehur u përpoqën të arratiseshin drejt lirisë ndërsa u shfaqën në një gjykatë në Washington.

Të burgosurit Kodey Howard dhe Tanner Jacobsonon arritën të dilnin nga salla e gjyqit me pranga në duar. Më pas me anë të shkallëve arritën që të largoheshin nga Gjykata e Qarkut Lewis me anë të daljes së emergjencës.

Dhe video e arratisjes së tyre është bërë virale për një arsye të veçantë. 

Gjykatësi i tyre R. Buckard hoqi mantelin e zi dhe vendosi që ti ndjekë dy të pandehurit. Ai shihet  në video ndërsa vrapon pas tyre.

Dy të pandehurit ishin të pafat pasi u kapën vetëm disa blloqe larg ndërtesës së gjykatës.

Nuk është e qartë akuza për të cilën, Jacobson, 22 vjeç, nga Onalaska dhe Howard, 28 vjeç, nga Winlock, ndodheshin në gjyq.

EMISIONET