Korab Gjana është një nga 20 infermierët shqiptarë që u nisën drejt Lombardisë për të dhënë kontributin e tyre në përballjen me koronavirusin.

I vendosur në spitalin e Breshias, Gjqana në një lidhje me skype për Ora News tregon se puna vijon e njëjtë si në QSUT.

Gjana: Puna është e njëjtë me atë që bëjmë në QSUT, thjesht për specifika të veçanta sepse është një sëmundje ngjitëse.

Ai thotë se janë mirëpritur mirë nga komuniteti italian.

Gjana: Kur vijmë dhe ikim nga spitali në hotelin ku jemi akomoduar të gjithë dalin në ballkone  duke na përshëndetur me flamuj shqiptarë dhe duke na duartokitur "Forca Albania!"

Një ekip prej 10 mjekësh dhe 20 infermierësh shqiptarë janë vendosur në spitalet e Breshias dhe Bergamos.

Ata do të punojnë krah kolegëve të tyre në Lombardi dhe do të paguhen nga qeveria shqiptare me 3 mijë euro në muaj mjekët dhe 2500 euro infermierët.



/Ora News.tv/