Një ditë pasi Ora News publikoi pamjet e ambienteve të spitalit numër dy të Kirurgjisë plastike ka reaguar edhe zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli.

Në studion e Ora News ajo tha se gjendja në të cilën ndodhet ky spital është një realitet i njohur për Ministrinë e Shëndetësisë dhe deri në hapjen e repartit të ri në muajin nëntor të shtruarit duhet të qëndrojnë në këto ambjente.

Rakacolli: Pavarësisht se është investuar në mënyrë të pjesshme në vite tashmë është e qartë për të gjithë se ai spital nuk mund ti shërbejë më njerëzve ashtu siç e meritojnë njerëzit që tu shërbehet. Për këtë arsye prej më pak se një viti ka filluar puna për ndërtimin e Repartit të ri të Kirurgjisë ku do të ketë 120 shtretër, 7 salla të tjera operacioni.

Edhe pse ka pasur herë pas here investime të pjesshme në spitalin numër 2 të Kirurgjisë së Përgjithshme, gjendja aty është jashtë standardeve, ndërsa sipas Rakacollit dhomat që janë të papërshtatshme janë mbyllur.


/Ora News.tv/